Analistë politikë vlerësojnë se zgjidhja më e mirë e kësaj situate do të ishte që të konstituohet Kuvendi, por ata nuk i përjashtojnë si mundësi edhe zgjedhjet jashtëzakonshme si shkak i kalimit të afateve.
Seanca Konstituive e cila u mbajt gjatë kësaj jave për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, nuk arriti të përfundohej sipas planit të paraparë.
Institucionet e vendit ende nuk kanë arritur të ndërtohen, pavarësisht faktit se nga zgjedhjet e mbajtura tashmë kanë kaluar gati pothuajse dy muaj.
Analisti politik Haki Abazi deklaroi për Tribuna Channel se kjo sjellje e paparashikueshme e subjekteve politike është pasojë e një polarizimi të skajshëm dhe tradhtive që kanë ndodhur në të kaluarën dhe mungesës së një konservuesi minimal nacional për të ecur tutje.
Ndërsa analisti politik, Ramush Tahiri deklaroi se nëse kalohen afatet pa propozime konkrete të emrave, atëherë kjo situatë do të na dërgoj drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Edhe në legjislaturën e kaluar kemi pasur një varg bllokadash nga subjektet politike si shkak i polarizimeve për çështje të ndryshme.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00