Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.
Kryeparalmentari Veseli falënderoi FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.
U vlerësua lart gjendja stabile financiare në Kosovë, si dhe u theksua fakti se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm në menaxhimin e financave publike. Në të njëjtën kohë u konfirmua fakti tjetër se Kosova është vendi me normën e rritjes më të madhe ekonomike në rajon.
Kryetari Veseli foli për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sektorit privat, i cili kontribuon shumë në progresin ekonomik të vendit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë. Në këtë drejtim, ai theksoi se reformat ekonomike së bashku me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit do të jenë prioritete të përhershme./Lajmi.net
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...