Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi së bashku me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje në projektin për Përmirësimin e Performancës së Ngrohtores së re në Gjakovë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrjetit të ngrohtores, përmirësimin e efikasitetit energjetik të shpërndarjes, gjithashtu do të bëjë ofrimin e shërbimit të ngrohjes dhe ujit të ngrohtë për spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, si dhe përmes këtij projekti do të bëhet kyçja në rrjetin e ngrohjes për institucionet publike.
“Është një nga projektet më të rëndësishme në Kosovë i cili do të financohet nga qeveria zvicerane me 5.5 milionë si dhe nga komuna e Gjakovës me shumën 500 mijë euro, prandaj i jemi falënderues qeverisë së Zvicrës për këtë projekt si dhe për projekte të tjera të cilat janë në realizim e sipër”, tha ministri MEA-së, Blerim Kuçi./arbresh.info
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...