Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe homologët e tyre nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Tajlandës kanë nënshkruar të hënën një Memorandum Mirëkuptimi për promovimin e bashkëpunimit më të ngushtë në trajnimin e diplomatëve dhe shkëmbimit të përvojave në çështjet e interesit të përbashkët, duke hapur dritare të reja bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, nënshkrimi i këtij Memorandumi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ambasadori, Beqir Ismaili dhe dekanja e Institutit për Marrëdhënie me Jashtë – Devaëongse Varopakarn, Ambasadorja Nongnuth Phetcharatana.
Veç nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, delegacioni tajlandez, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i këtij shteti në Hungari, Jakkrit Srivali, janë pritur në një takim të ndarë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, ku janë shqyrtuar mundësitë e zgjerimit të mëtejme të bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve edhe në fusha të tjera.
Pas takimeve dy-palëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, delegacioni tajlandez i ka bërë një vizitë edhe Muzeut të Kosovës, ndërsa më pas kanë zhvilluar një drekë pune me Ministren në detyrë për Dialog të Republikës së Kosovës, Edita Tahiri dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme.
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...