Ministri i Financave dhe transferove të Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se me homologen nga Shqipëria, Delina Ibrahimaj, janë pajtuar për përmirësim të procedurave e heqje të barrierave si dhe ndërlidhje të sistemeve doganore.
Murati ka thënë se kjo do të ndikonte që bizneset të kenë operim më të lehtë.
“Në kuadër të takimit me delegacionin e Qeverisë së Shqipërisë, sot mu dha rasti të takoj Ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, me të cilën diskutuam për bashkëpunimin në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e këmbimit tregtar.
U pajtuam që përmes ekipeve teknike të identifikohen të gjitha mundësitë për përmirësim të procedurave, heqje të barrierave, e ndërlidhje të sistemeve doganore, ashtu që bizneset në të dyja anët e kufirit ta kenë operimin sa më të lehtë”, ka shkruar Murati./arbresh.info/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...