Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në shëndetësi.
Siç njofton zyra për informim nga Ministria e Shëndetësisë, në këtë takim, Ministri Rrahmani e ka njoftuar Ambasadoren Dostert me përgatitjet e Ministrisë si në fushën legjislative ashtu edhe të ngritjes së kapaciteteve edhe kryerjen e përgatitjeve për fillimin e premiumeve shëndetësore si fazë e parë e zhvillimit të fondit të sigurimeve shëndetësore; shtrirjen e Sistemit të Informimit Shëndetësore; ngritjen e kapaciteteve në institucionet shëndetësore dhe proceset e tjera në shëndetësi.
Nga ana e saj, Ambasadorja Dostert ka shprehur interesimin e Qeverisë së Luksemburgut për investimet e ardhshme që ky shtet do t’i bëjë në sistemin shëndetësor të Kosovës, vazhdimin e përkrahjes për projektet aktuale dhe koordinimin edhe me partnerët e tjerë, me qëllim që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë shërbime sa më të mira shëndetësore.
Në njoftim theksohet se Rrahmani ka siguruar ambasadoren se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë dhe se edhe investimet e ardhshme do të bëhen në koordinim të plotë midis MSh-së, përkatësisht Qeverive të dy vendeve.
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...