Qeveria e Kosovës ka nënshkruar sot dy marrëveshje me Luksemburgun që kapin vlerën e 35 milionë eurove.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, ku përfshihet Marrëveshja dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes, tha se me këtë po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg.
“Me këtë marrëveshje po e vendosim kornizën e përbashkët sa i përket bashkëpunimit për zhvillim, edhe pse memorandumi përcakton fonde 2023-2025 dhe janë projekte që janë zgjedhur për intervenim në Kosovë dhe të financuara nga duka i Luksemburgut”, tha Bislimi.
Ai shtoi se fushat e intervenimit që do të përkrahen nga Luksemburgu janë: arsimi, shëndetësia, rritja ekonomike e qëndrueshme, zhvillim i shoqërisë civile dhe fusha e inovacionit
“Shuma aktuale indikative me këtë marrëveshje si përkrahje nga Luksemburgu ndaj Qeverisë së Kosovës për këto tri vite është 35 milionë euro apo afërsisht 12 milionë euro për secilin vit”, tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri shtoi se përtej bashkëpunimit për zhvillim synimi jonë mbetet që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi.
Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot. /arbresh.info/
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...