Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, sot kanë mbajtur një takim lidhur me nisjen e negociatave për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim, ndryshime këto që do të eliminojnë pengesat e ekstradimit të shtetasve mes dy shteteve.
Haxhiu tha se kjo është marrëveshja e parë me një shtet të Bashkimit Evropian për ekstradimin e shtetasve dhe sipas saj, kjo do të thotë se Republika e Italisë i beson sistemit tonë gjyqësor dhe korrektues, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Haxhiu tha se me plotësim-ndryshimin e këtij Traktati, Kosova dhe Italia nuk do të jenë strehë e sigurt për ata që ju janë shmangur drejtësisë.
Mes tjerash, Haxhiu tha se përmes këtyre marrëveshjeve, thellohet akoma më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë drejt forcimit të sundimit të ligjit mes dy shteteve.
“Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor – Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë, z. Stefano Opilio, Kryetari i Delegacionit; z. Gianfranco Criscione njëherit Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor, Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë. Ndërsa nga Kosova, ishin përfaqësues nga Kabineti i Ministres së Drejtësisë, Sekretarja e Përgjithshme e MD-së, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga gjykata”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...