Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Irlandës dhe Kosovës ishte tema kryesore e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadorit jorezident të Irlandës, Ronan Gargan.
Potenciali i Kosovës në fushën e teknologjisë informatike u theksua nga kryeministri Kurti si mundësi që do të duhej eksploruar për rritje të bashkëpunimit ekonomik, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Ambasadori Gargan i shprehu ngushëllime kryeministrit Kurti për jetët e humbura në aksidentit tragjik në Kroaci. Ai theksoi ngjashmëritë mes Irlandës dhe Kosovës në lidhjet e tyre me mërgatën.
U bisedua për rëndësinë e stabilitetit politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se Republika e Irlandës mund të jetë një zë i rëndësishëm në BE për avokimin në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale