Në ministrinë e Mbrojtjes sot u nënshkrua Plani Bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2025 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.
Plani mes dy vendeve u nënshkrua nga nënkolonel Liridon Poroshtica, përfaqësues nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike dhe atasheu i Mbrojtjes për Kosovë nga Mbretëria Holandeze, nënkolonel Jurgen Fleischmann.
Ministria e Mbrojtjes thotë se ky plan i ri për vitin 2025 synon zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e lidhjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
“Gjithashtu, ky bashkëpunim i fortë dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për të punuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo ministri./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar