Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendëspresidenti ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Ali Bin Mohammed Rajan nënshkruan marrëveshje për shërbime ajrore në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për fillimin e linjave ajrore direkte.
Këtë marrëveshje ministri Aliu e konsideroi të një rëndësie të veçantë.
Ndërkaq, Ali Bin Mohammed Rajab, tha se marrëveshja mundëson udhëtimin e qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve dhe poashtu nxitë zhvillimin e biznesit në të dyja vendet në mënyrë sa më efikase.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të delegacionit të lartë shtetëror të Mbretërisë së Arabisë Saudite të prirë nga Ministri për Haxh dhe Umrah Taëfig Faëazan Alrabiah bashkë me zëvendësministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror Saudit. Ky delegacion po qëndron për një vizitë në Kosovë për të forcuar edhe më tutje raportet e shkëlqyera ndërshtetërore me nisma dhe marrëveshje të ndryshme në interes të të dyja vendeve, u tha ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie./rtk/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...