Korrje-shirjet sivjet me më pak rendimente

21:10 | 20 Korrik 2021

Hektarët e mbjella me grurë u shtuan,  por jo edhe rendimentet që u fituan prej tyre sivjet.

Kushtet e ndryshueshme klimatike që mbizotëruan këtë sezonë duket të jenë arsyeja që pavarësisht rritjes për 6 mijë hektarë, të ketë 500 kilogramë grurë me pak se vitin e kaluar.

Rendimenti mesatar i grurit për këtë vit pritet të jetë rreth 4 mijë kilogramë për hektar, derisa janë angazhuar 1 mijë e 400 autokombajna që gjithë procesi të kryhet në ditët e para të gushtit./KlanKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara