Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, Agron Bajraktari. Marrëveshja u nënshkrua me qëllim të përfshirjes së studentëve në Programin Nacional për Rininë.
Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe tha se pret angazhimin e studentëve jo vetëm në garën në mes vete, por edhe në monitorimin e procesit të garës nëpër nivelet tjera.
“Programi Nacional për Rininë është i hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët. Ata do të jenë pjesë e programit në forma të ndryshme qoftë duke qenë vet pjesë e garës, qoftë duke monitoruar procesin e saj nëpër nivele të ndryshme. Unë besoj që studentët janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë, andaj sot jam i lumtur që po bashkëpunojmë për të mirën e tyre”, tha Hoti.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Koordiantori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, e cila theksoi mbëshetjeten e ministrisë që jo përfaqëson për Programin Nacional për Rininë.
Ndërsa, Rektori Bajraktaraj tha se e mirëpret Programin Nacional për Rininë dhe se do ta mbështesë realizimin e tij. “Është një program shumë i nevojshëm sepse gara dhe konkurrenca në mesin e të rinjve është e domosdoshme. Ne do t’i inkurajojmë studentët tanë të jenë pjesë e garës dhe të ndihmojnë në realizimin e programit në forma të ndryshme. Jemi të gatshëm çdoherë për bashkëpunim me ju sepse e mbështesim plotësisht programin”, tha Bajraktaraj.
Koordinatori Hoti vizitoi edhe hapësirat e universitetit ku zë vend kreativiteti i studentëve dhe pjesa praktike e asaj që mësohet në ligjërata.
Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...