Shefi i Kabinetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli ka reaguar lidhur me kontratën për biçikletat në komunë e Prishtinës.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se se kanë kaluar mbi pesë muaj prej se është nënshkruar kontrata dhe ende nuk janë lëshuar për qarkullim biçikletat, shkruan Arbresh.info.
“2.744 euro për një biçikletë klasike. (Shuma totale 500,000 euro). Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2023, ka nënshkruar kontratën për furnizimin me biçikleta për kryeqytetin. Edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj prej se kur është nënshkruar kjo kontratë, fati i biçikletave me çmim astronomik ende nuk dihet”, ka shkruar Kërçeli.
Sipas tij, biçikleta të tilla me pak hulumtim mund t’i gjeni me çmim deri në 6 here më të lirë.
“Qytetarët e Prishtinës ndoshta edhe nuk kanë jetuar në Londër, por biçikleta kemi pa edhe në Prishtinë”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar