Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tetë (8) të pandehurve me iniciale S.S., B.P., Sh.Xh., H.M., H.D., R.A., M.K., IS., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK, si dhe dymbëdhjetë (12) të pandehurve me iniciale T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., R.N., A.N., A.P., M.P., N.K., B.H., dhe I.S., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK dhe lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës e të cilët nuk ishin shtetas të Republikës së Kosovës, duke u mundësuar të njëjtëve kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi, thuhet në komunikatë.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ti dënojë sipas ligjit. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë