Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në polici në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në kamionin e tij u gjetën tre shtetas të huaj, ndërsa rasti është evidentuar si kontrabandim me migrantë.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për një rast “Kontrabandim me migrantë” në PKK Vërmicë.
Sipas njoftimit, më 28.02.2026 rreth orës 09:25, është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull, shtetas i Maqedonia e Veriut, pasi në kamionin e tij janë gjetur tre meshkuj shtetas të huaj.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa tre emigrantët janë trajtuar nga njësia për migrim dhe të huaj.
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...