Kontingjenti i FSK-së, i zbarkuar me ushtrinë britanike në Ishujt Falkland ,kanë përfunduar me sukses bashkë zbarkimin dhe janë kthyer në Kosovë.
Pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkë-zbarkimin me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve, e ngrit nivelin e besimit tek partnerët, përgatit ushtarakët për misione dhe ndëveprueshmëri si dhe rrit nivelin e operacionalitetit të ushtarakëve tanë të cilët do të shërbejnë në të ardhmen në misionet shumëpalëshe të paqes ku do që kërkohet.
Kontingjenti i FSK-së, në misionin “Atlantiku” ka qen pjesë e integruar e njësive britanike ku kanë realizuar bashkërisht të gjitha fazat e trajnimit dhe praktikave taktike dhe operacionale në mision.
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ata u pritën nga Komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, familjarë, miq e shokë që ju uruan mirëseardhje në vendlindje./Arbresh.info/




Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...