Konjufca: Bashkimi Evropian është treguar i vonuar në proceset e integrimit të Kosovës

09:30 | 9 Maj 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në Ditën Evropës ka thënë se Evropa është familja jonë e natyrshme dhe e ardhmja.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë qytetarët e Kosovës edhe pse të shpërfillur vazhdojnë të besojnë në politikat integruese evropiane.

Konjufca ka thënë se shpresojmë që Evropa t’i hap dyert për kosovarët siç bëri për popujt tjerë.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Evropa është familja jonë e natyrshme dhe e ardhmja jonë.
Sot është Dita e Evropës, ditë kjo që ka hyrë në kalendarin e festave të shtetit tonë qysh nga shpallja e pavarësisë.
Zyrtarizmi dhe shënimi i kësaj dite, të cilën Evropa e shënon prej 9 majit të vitit 1950 në kujtim të nismës së projektit të integrimit evropian, ishte përqafim i vlerave demokratike dhe dëshmi e qartë e orientimit të palëkundur të Kosovës drejt familjes evropiane, së cilës i takon edhe gjeografikisht.
Për më tepër, Kosova dhe qytetarët e saj kanë bashkëjetuar dhe vazhdojnë të bashkëjetojnë prej pas çlirimit dhe pavarësimit me ëndrrën për t’u përbashkuar me popujt e kontinentit tonë nën kulmin e Bashkimit Evropian.
Por, edhe pas kaq vjetësh, Bashkimi Evropian është treguar i vonuar në proceset e integrimit të Kosovës brenda familjes evropiane dhe kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv për qytetarët e shtetit tonë.
Sepse Dita e Evropës e gjen Kosovën jo vetëm pa statusin e kandidatit, por edhe pa liberalizim të vizave, e ndërsa qytetarët e saj në një getoizim të pashembullt. Përveçse diskriminim dhe padrejtësi e madhe, kufizimi i lirisë së lëvizjes është edhe shmangie nga parimet e një Evrope pa kufij.

Qytetarët e Kosovës, edhe pse të shpërfillur, vazhdojnë të besojnë fort në politikat integruese evropiane dhe të shpresojnë që, në një të ardhme të afërt, Evropa do t’ua hapë dyert, siç i hapi për shumë shtete e popuj.

Ndërsa institucionet tona do të punojnë edhe më me përkushtim e vendosmëri, ndershmëri e përgjegjësi drejt përmbushjes së të gjitha kritereve për realizimin e ëndrrës sonë të kahmotshme – integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në shtëpinë e përbashkët evropiane.
Pa Kosovën mozaiku i familjes së bashkuar evropiane nuk mund të quhet i plotësuar, sikundër as vetë ideja mbi të cilën qëndrojnë themelet e Bashkim

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara