Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.
Në këtë takim Konjufca dhe Kajari, diskutuan për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.
Konjufca gjatë ditës ka takuar edhe takuar edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.
Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.
Gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurimin e një ambienti të qetë e paqësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. /arbresh.info/
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë