Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-deputeti, Glauk Konjufca, vlerëson se në bazë të asaj çfarë po bën Gjykata Speciale, ka ndërtuar argumentin se ajo po i ndjekë figurat më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kjo që po ndodh është e frikshme nëse bëhet një krahasim me Serbinë.
“Gjykata Speciale tashmë e ka krijuar bindjen tonë, që qasjen e ka të drejtuar nga strukturat me të larta udhëheqëse të UÇK-së. Kjo nuk është e thënë duke u bazuar në ndonjë dokument, por ky mund të jetë konstatim joni, të cilin ne po e nxjerrim prej veprimeve të Gjykatës Speciale. Ne i shohim veprimet dhe mbi to i ndërtojmë argumentet tona. Dhe argumenti po thotë që sipas të gjitha gjasave, është i drejtuar nga figurat më të larta të UÇK-së. Tash kjo është në kontrast të frikshëm me Serbinë, të cilës askush nuk iu ka qas në këtë nivel”, ka thënë Konjufca.koha.net/
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale