Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca tha se mezi pret që të filloj punën me administratën e re amerikane për të thelluar edhe më tej raportet mes dy vendeve, përcjell Arbresh.info.
“Urime të përzemërta z. Donald Trump për fitoren e tij në këto zgjedhje presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Mezi pres që të fillojmë punën me adminastratën e re amerikane, për të thelluar edhe më tutje raportet tona të shkëlqyera”, ka shkruar Konjufca.
“ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump”, tha ndër të tjera Konjufca./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...