Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dërguar urime për besimtarët ortodoksë në Kosovë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Konjufca në një postim në Facebook uroi që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti, shkruan Arbresh.info.
Përveç kësaj, Konjufca shprehu urimet e tij për një festë të shënuar dhe të mbushur me shëndet dhe begati.
“Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse të gjithë qytetarëve tanë të këtij besimi! Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë.”, ka shkruar Konjufca.
“Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes.” /Arbresh.info/
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje
KEK: Nuk ka rrezik gjatë punimeve në TC “Kosova B”
Ukraina thotë se vrau dhjetëra rusë në dy sulme në rajonin l...
Hajnat mësyjnë shtëpinë e Benjamin Pavardit, reagon shpejt K...
Hamza: Në zgjedhje po shkojmë shkaku i Kurtit, s’pati vullne...