Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Arabisë Saudite për Kosovën, Faisal Hifzi Ghazi.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite, si dhe përkushtimin e përbashkët në funksion të forcimit të mëtejshëm të raporteve dypalëshe.
Duke vlerësuar këto marrëdhënie të mira, kryetari Konjufca dhe ambasadori Faisal Hifzi Ghazi u pajtuan se ekziston një potencial i konsiderueshëm i bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, që duhet të lëvrohet sa më shumë në të ardhmen.
Ambasadori Faisal Hifzi Ghazi e falënderoi Konjufcën për pritjen, ku ritheksoi gatishmërinë e Arabisë Saudite për zgjerimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.
Nga ana tjetër, Konjufca e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe diskutimin e frytshëm./Arbresh.info/


Gara për kreun e SPAK, kandidatët paraqesin platformat para ...
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Musliu-Shoshi: Asnjëherë s’kam folur kundër shtetit tim siku...
Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i...
Kërcënoi një person në vendparkim, arrestohet një i dyshuar,...
Emocionuese: Haradinaj përlotet derisa sheh videon e nënës s...