Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.
Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Ambasadorja Jõesaar-Ruusalu e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Njëherësh ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës.
Përmes një komunikate për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./arbresh.info/



Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...