Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Gjatë takimit, Konjufca e falënderoi ambasadorin Westerlund për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik, si dhe për rolin në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Kosovën dhe bashkëpunimin në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në kuadër të perspektivës evropiane të Kosovës dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik.
Në përfundim të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Westerlund suksese në angazhimet e ardhshme dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij në Kosov
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...