Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ministri i Punëve të Brendshme, kanë vizituar familjen e heroit kombëtar, Enver Zymeri në 13-vjetorin e rënies së tij.
Nga aty, kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se rënia e policëve në krye të detyrës, tregon shembullin për ta mbrojtur atdheun kur rrezikohet e sulmohet.
“Po siç e dini sot jemi në përvjetorin e rënies së heroit Enver Zymeri është caktuar edhe dita e rënies së policëve për t’i përkujtuar ata. Ishim edhe në familjen e Afrimit e tash te familja e Enverit dhe shprehëm rëndësinë që e ka kjo datë e cila përkujton të gjithë policët e rënë në detyrë por të gjithë atyre u prin Afrim Bunjaku e Enver Zymeri që janë heronjtë tanë e të cilët ranë në krye të detyrës për ta mbrojtur atdheun tonë, për ta mbrojtur atë nga Serbia, për ta mbrojtur kur u sulmua nga Serbia në të dy rastet dhe ky është shembulli më i vlefshëm e të cilin duhet ta kujtojmë sepse është shembulli që kur atdheu rrezikohet e sulmohet, nuk duhet të kursejmë asgjë nga vetvetja. Kështu bën Afrimi dhe Enveri sepse dhanë më të shtrenjtën e tyre sepse nuk u frikësuan që ta japin jetën”, u shpreh Konjufca./eo
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....