Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP), të përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile në vend.
Në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga 10 mijë qytetarë, me propozimin për hartimin e projektligjit për pensionimin e vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për arsimin parauniversitar, të dorëzuar nga përfaqësues të ROSCAP./Arbresh.info

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...