Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, i cili është duke e përmbyllur detyrën e tij në këtë rol, Haakon Blankenborg dhe të dërguarin e ri special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Duke i falënderuar për vizitën e tyre, Konjufca e uroi Eirik Nestås Mathisen për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi sa më shumë suksese, përcjell Arbresh.info
Ai u shpreh i bindur se vendet tona do të vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera, me synimin për t’i thelluar ato gjithnjë e më shumë.
Në takim u diskutuan çështje të integrimeve evropiane, si rrugë e patjetërsueshme dhe aspiratë e Republikës së Kosovës, që kërkon angazhim të vazhdueshëm të institucioneve të vendit tonë, si dhe mbështetje të aleatëve dhe vendeve mike.
“Kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen e tij ndaj shtetit Norvegjez për mbështetjen dhe kontributin në drejtim të Kosovës, duke potencuar se mbështetja e Norvegjisë ndaj vendit tonë vazhdon të jetë shumë e rëndësishme, sidomos në kontekstin e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe të ndërhyrjeve të saj destabilizuese në Ballkanin Perëndimor përmes vendeve që e mbështesin atë. Z. Haakon Blankenborg dhe z. Eirik Nestås Mathisen e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe u shprehën se shteti i Norvegjisë e mbështet Republikën e Kosovës në aspiratën e saj të integrimeve, si dhe u pajtuan për nevojën e rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit në sfera të ndryshme midis vendeve tona”, thuhet në njoftimiin për media./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit...
Rëndësia e magnezit për shëndetin mendor
Goditet grupi kriminal në Belgjikë – Sekuestrohen rreth 700 ...
Tajvani: Kina ka filluar operacionin më të madh detar në tre...
Tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për një lojtar pas ...