Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon.
Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Grondahl për bashkëpunimin e frytshëm dhe vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë mike për Kosovën në shumë fusha dhe procese integruese, ndërsa theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Grondahl, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të partneritetit dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët ndërmjet Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës. /Arbresh.info/


Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot