Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e “Westminster Foundation for Democracy” (WFD) të Mbretërisë së Bashkuar, Anthony Smith, me bashkëpunëtorë.
Në takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, për proceset demokratike, jetën parlamentare dhe punën e përditshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Duke i falënderuar përfaqësuesit e WFD-së për angazhimin e tyre në Kosovë dhe mbështetjen për proceset demokratike, kryetari Konjufca theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe WFD-së, si dhe mbështetjes së vazhdueshme për konsolidimin e mëtejmë të institucioneve.
Drejtori i “Westminster Foundation for Democracy”, Anthony Smith, falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e fondacionit që ai drejton për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen./Arbresh.info/

LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni