Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim deputetin e Parlamentit të Suedisë, me prejardhje nga Kosova, Adnan Dibrani dhe Arbër Gashin, aktualisht i përfshirë në qeverisje lokale në Suedi, në pritje të bëhet deputet në parlamentin suedez në rast të zgjedhjes së Adnan Dibranit në Parlamentin Evropian.
Në takimin e përzemërt u diskutua për zhvillimet aktuale dhe proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, për arritjet në shumë fusha, si dhe për objektivat dhe sfidat që Kosova ka para vetes, përcjell Arbresh.info.
Duke uruar deputetin Dibrani dhe kandidatin Gashi për arritjet e tyre në jetën politike e institucionale të Suedisë, Konjufca e konsideroi të një rëndësie të veçantë integrimin e bashkëkombasve tanë në jetën publike të vendeve të tjera, ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Kreu i Kuvendit tha se rasti i deputetëve me prejardhje nga Kosova në Parlamentin e Suedisë dhe i veprimtarëve të tjerë politikë atje, është shembulli më i mirë i këtij integrimi, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhjeje midis vendit ku jetojnë dhe atij prej nga vijnë, përkatësisht Kosovës.
Deputeti Dibrani dhe kandidati Gashi e njohën Konjufca me punën dhe angazhimet e tyre në jetën politike të Suedisë dhe veprimtarinë parlamentare suedeze. /Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...