Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin bisedoi, ndër të tjera, për raportet dypalëshe dhe zhvillimet politike në vend e rajon.
Konjufca vlerësoi partneritetin dhe marrëdhëniet e mira dhe gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen koherente që Finlanda i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, integrimit evropian dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
Me këtë rast, ambasadori Nissinen falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe konfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit finlandez për Kosovën.
Në takim u ritheksua gatishmëria për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Finlandës./Arbresh.info/



Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...