Konjufca prezanton kabinetin qeveritar: Heq Dimal Bashën, shton Besnik Bislimin

15:09 | 19 Nëntor 2025
E.K

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, ka prezantuar programin qeverisës dhe kabinetin e tij qeveritar.

Ndryshimi i vetëm nga propozimet paraprake të Albin Kurtit është zëvendësimi i Dimal Bashës me Besnik Bislimin, të cilin Konjufca e ka propozuar si Ministër të Infrastrukturës.

Po ashtu, Konjufca ka bërë ndryshime në postet kryesore, duke propozuar Albin Kurtin si Zëvendësministër të parë dhe Ministër të Jashtëm dhe Diasporës.

Kabineti i plotë qeveritar i propozuar nga Konjufca:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës, – Albin Kurti

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.