Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka ndërprerë seancën e radhës, pasi tha se deputetët e Listës Serbe po provokojnë.
Konjufca u tregua i ashpër me deputetët e Listës Serbe, të cilëve tha se vijnë në kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve, ndërsa në anën tjetër e luftojnë Kosovën me çdo mjet që kanë.
“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vijnë dhe provokojnë në këtë mënyrë. Është e patolerueshme në Kuvendin e Kosovës kësi sjellje. Një herë në gjashtë muaj vini në Kuvend vetëm për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve”.
“Në anën tjetër e luftoni Republikën e Kosovës me çdo mjet që e keni, shkoni dhe i rrini gatitu shefit tuaj kriminel, Radoiçiqit, dhe keni guxim të vini këtu në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kërkoj të ndërprehet kjo seancë dhe kërkojë ta lironi Kuvendin e Kosovës”, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...