Kryeparlamentari Glauk Konjufca paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t’i përjashtojë nga seanca.
“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca.
Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre.
Mirëpo, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë bllokuar foltoren e Kuvendin dhe nuk po lejojnë të vazhdoj seanca duke fshikulluar e brohoritur.
Ata po ashtu kanë në duar dy pankarta me foton e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me mbishkrimin “Zdravo” dhe me hundën e zgjatur./Arbresh.info/
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...