Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca nesër do të bëjë homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci.
Homazhet do të mbahen në ora 9:30 në Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Agjenda e kryetarit Glauk Konjufca për nesër, 12 maj 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci. Koha: 9:30. Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Konjufca nesër do të bëjë homazhe edhe te varri i heroit Agron Rrahmani.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani. Koha: 10:00. Vendi: Varrezat e Dëshmorëve, Velani”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...