Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka njoftuar presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer për sigurinë në vend dhe ka kërkuar ndëshkim të Serbisë për sulmin terrorist në Bansjkë.
“Si temë e pashmangshme ishte siguria dhe rreziqet me të cilat po përballemi, për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës. Ia shpreha shqetësimin tim presidentit se po qe se Serbia mbetet e pandëshkuar për agresionin terrorist në Bansjkë, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenar por në përmasa shumë më të mëdha. Serbia duhet të shihet jo vetëm në rrezik për në Kosovë por për paqen dhe stabilitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Konufca.
Konjufca falënderoi presidentin Nussbaumer për përkrahjen e Zvicrës drejt përpjekjeve të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ai tha se integrimi në BE për Kosovën është bashkim në vlerat politike, kulturore e të qytetërimit. Tutje ai foli edhe për diasporën shqiptare në këtë shtet.
“Për shumë qytetarë të Kosovës, Zvicra ishte edhe atdheu i dytë, të cilët të detyruar nga rrethanat diskriminuese politike, ekonomike e sociale të ish-Jugosllavisë, e gjetën te Zvicra strehimin politik dhe mbështetjen socio-ekonomike për familjet e tyre dhe prej atje nuk e harruan kurrë Kosovën”, ka deklaruar Konjufca./rtk/
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...