Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në 22 vjetorin e masakrës së fshatin Bukosh të Suharekës ka vizituar vendin ku u vranë dhe masakruan 25 martirë.
Kryetari Konjufca, ishte i shoqëruar me deputetin Salih Zyba që vjen nga po ky fshat i Suharekës.
Ata po ashtu ishin të shoqëruar nga zyrtar të tjerë komunal e qytetarë.
“Jemi ardh me ba homazhe dhe me i nderu, më të dashurit e juve. Ata do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë, sepse vetëm fal sakrificës që ka bërë populli shqiptarë, për liri, vetëm në bazë të kësaj sakrifice ne e gëzojmë këtë që kemi arritur sot”, tha Konjufca para të pranishmëve.
Secili zyrtarë që përfaqëson këtë vend, e ka obligim që prej mëngjesin e deri në mbrëmje të kërkojnë drejtësi për këtë martirë, sepse dhimbja nuk kalon kurrë, ishin fjalët tjera të Konjufcës.
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...