Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit terrorist në ShBA.
Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova me mendje e zemër është pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit amerikan dhe përkrah ShBA-së.
“Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Konjufca tha se mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale./arbresh.info/
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...