Në 35-vjetorin e rënies heroike të veprimtarëve të shquar çlirimtarë, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varreve ku prehen eshtrat e dy heronjve.
Konjufca tha se liria e Kosovës erdhi sepse kishte çlirimtarë si Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, duke lënë porosinë e qartë se mirë të vdiset me armë në dorë kundër Serbisë okupatore, se sa të jetohet në robëri.
Kreu i Kuvendit tha se Afrimi e Fahriu jo vetëm që ishin çlirimtarë e luftëtarë, por edhe intelektualë të mëdhenj.
“Veprat e tyre, shkrimet e tyre, mendimi i tyre politik na frymëzon edhe sot e kësaj dite, sepse është mendim politik çlirimtar, është mendim politik i vetëdijes së lirisë. Ata përmes sakrificës së tyre sublime, duke dhënë edhe jetën për atdhe, lanë amanetin për çlirimtarët e ardhshëm. Duke e dhënë shembullin e tyre ideal, përmes dhënies së jetës, u bënë pararendës të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj do të kujtohen e do të nderohen gjithmonë nga institucionet dhe populli i Kosovës”, theksoi Konjufca./Arbresh.info/





Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...