Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dërguar urime për besimtarët ortodoksë në Kosovë me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Në një postim në rrjetet sociale, Konjufca shkroi:“Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse të gjithë qytetarëve tanë të këtij besimi!”
Ai shtoi më tej: “Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tonë.”
Përveç kësaj, Konjufca shprehu urimet e tij për një festë të shënuar dhe të mbushur me shëndet dhe begati: “Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes.”
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup