Krye parlamentari,Glauk Konjufca ka marrë pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare.
Në fjalën e tij të rastit, Konjufca tha se Kosova është shembull më i mirë i respektimit të lirive fetar.
Konjufca shtoi se kjo e drejtë është kodifikuar përmes Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për Liritë Fetare.
Sipas tij, Kosova ka qenë urë lidhëse dhe asnjëherë nuk ka pas konflikte të karakterit fetar.
“Për shkak të kësaj mangësie në legjislacionin tonë deri tash ka munguar zotësia juridike e bashkësive fetarë për t’i ushtruar disa të drejta të tyre fundamentale të tyre që janë edhe si standarde fetare. Aty ku garantohet liria fetare këto lidhen me statusin juridik me vetentitetin, pra të vet bashkësisë fetare e cila duhet ta ketë të drejtën e zotërimit juridik të pronës, të marrjes me qira të pronës, mbajtjes së llogarisë zyrtare bankare, punësimin e sigurimin e punëtorëve, sigurimin tyre, anëtarëve dhe pasurisë së tyre por edhe të drejtën e bashkësive fetare për të themeluar institucione të ndryshme. Ky është shembull i mirë dhe për tu globalizuar, aq shumë i nevojshëm në ditët e sotme kur shohim gjithandej konflikte fetare, jo për shkak që janë konflikte fetë, por për shkak të keqpërdorimit të personave me bindje ekstremiste. Është me rëndësi të bëhet meqë ajo çka ka munguar deri tash për bashkësitë fetare është personaliteti i tyre juridik, pra ky është thelbi i projektligjit për shkak të kësaj”, ka thënë Konjufca.
Të pranishëm në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare ishte edhe kryeministri, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier dhe krerët e të gjitha bashkësive fetare në Kosovë./arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...