Deputetët në Kuvend po vazhdojnë seancën për dialogun me Serbinë.
Në seancën e natës, deputeti Jahja Kokaj ka kërkuar nga të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të bëhet më e mira për këtë çështje.
Ai derisa ka folur për Asociacionin po ashtu u shpreh se ‘Kur e hedh budallai një gur në ujë, 1 mijë të mençur nuk mund ta nxjerrin’.
Në seancën plenare të qeshura ka shkaktuar edhe fjala e kryeparlamentarit, Glauk Konjufcës, kur kërkoi nga Kokaj që të flas me terma më “të lehtë”.
“Që të japim mendime, gjithkush me aftësitë e veta intelektualo-politike dhe që të vijmë te ajo më e mira. Unë nuk flas me fjalën e thashethemeve, sepse po të kisha fol do të kisha thënë, kur është fjala për Asociacionin e kisha përmend e kisha përmend vitin 2013 dhe vitin 2015 dhe e kisha përmend ‘kur e hedh budallai një gur në ujë, 1 mijë të mençur nuk mund ta nxjerrin’. Unë nuk po e them atë. Por, po dua të them që të mblidhemi të gjithë si një dhe të nxjerrim atë që është më e mira”, ka thënë Kokaj.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se deputetët po i ankohen për fjalimin e Kokajt.
“Profesor nëse mundesh në terma më të lehtë se pak vonë, deputetët po më ankohen”, ka thënë Konjufca.
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike