Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka replikuar me deputetin e PDK-së, Hisen Berisha, pasi ky i fundit tha se nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur deputetë që kanë qenë pjesë e luftës për liri.
“Kur po thoni që keni komplekse që s’keni qenë pjesë e asaj lufte, fillova t’i shoh grupet parlamentare dhe në LDK po e shoh një që ka qenë, VV po shoh i shoh pesë e në PDK po i shoh dy. Kjo është gjendja aktuale qysh po ju shoh tash, nuk bën të hyhet andej sepse ka të secilit grup parlamentar që ofendohen sepse kanë qenë pjesë e UÇK. Prandaj është gabim të flitet në mënyrë monopolizuese për luftën çlirimtare. Nuk është në rregull të flitet prej dimensionit të komplekseve se kush ka qenë e kush s’ka qenë”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë