Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetari i kësaj partie Glauk Konjufca tha se Kosova po përballet me një nga krizat më të rënda politike.
Gjatë fjalës së tij, Konjufca u shpreh se kundërshtarët e LVV-së po bëjnë sipas tij përpjekje të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.
“Nuk mbajmë mend të ketë pasur politikisht si ky, me siguri tani për tani jemi shumë afër për ta shikuar këtë vit nga retrospektiva historike, por mendja na thotë e bënë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me apo ndoshta pa vetëdije partitë politike që e kanë shpallur veten kundërshtare të VV-së, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve janë munduar të thonë vetëm një gjë, e kjo që vetëm një votë më pak se 50 përqind dhe shteti mbetet pa Kuvend. Çështja e themelimit të Kuvendit është akt i rendit të vullnetit të popullit si rezultat zgjedhor; të jesh kundër themelimit të Kuvendit do të thotë të jesh kundër vetvetes”, deklaroi Konjufca.
Ai kritikoi edhe Gjykatën Kushtetuese për qasje politike në vend të asaj kushtetuese, duke shtuar se opozita po e zvarrit procesin për të mos lejuar VV-në të qeverisë.
“Kriza institucionale zgjati sepse në pjesën e parë partitë opozitare nuk donin që VV-ja ta ketë kryetare Albulena Haxhiun, në pjesën e dytë po zgjatë sepse po mendojnë që nuk ka republikë as Kuvend nëse nuk zgjidhet një kryetar i Listës Serbe. Gjykata Kushtetuese i kontribuoi krizës, qasja e saj ishte më shumë politike se kushtetuese.”, theksoi ai.
LEXO EDHE:
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...