Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë që gjaku i krushjanëve qëndron në themelet e shtetit të Kosovës, dhe se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të pagjeturit përfshirë edhe për zbardhjen e rastit të intelektualit, Ukshin Hoti.
Konjufca këto deklarata i dha të premten pasi bëri homazhe në Krushë të Madhe.
“Gjaku i krushjanëve, gjaku i të rënëve të Krushës së Madhe, të Krushës së Vogël, qëndron në themelet e shtetit tonë, në themelet e lirisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
“Institucionet duhet të bëjnë dukshëm më shumë se që kanë bërë përpara për të gjitha këto që i thashë, duke përfshirë edhe zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit”.
Konjufca tha se do të angazhohet konkretisht dhe praktikisht për këto çështje, duke e përsëritur planin e qeverisë Kurti për padi ndaj Serbisë për gjenocid.
“Unë zotohem që do të bëj gjithçka që është e mundur dhe nuk do të ndalem kurrë që jo vetëm ta ngrisim zërin, por për këto tema duhet një punë praktike dhe konkrete. Nuk mjafton vetëm të deklarohemi për këto çështje”./klankosova/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër