Në kuadër të takimeve të rregullta me drejtues të institucioneve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Me këtë rast, në një komunikatë për medie thuhet se Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Kreu i Kuvendit, ndërkaq, e ka uruar Spanca për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm./arbresh.info/
Ushtarët amerikanë zhvillojnë stërvitje në Kampin Bondsteel
LVV hap fushatën zgjedhore në Ferizaj, Kurti premton 1 milia...
Reagimi i parë i Mateos mes thashethemeve për ndarje nga Bri...
Hapet procesi i gradimit për 157 pozita Toger në Policinë e ...
Hamza: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi do të kthehen faqe...
E kryer, Amir Rrahmani bëhet me trajner të ri – Napoli arrin...