Sot, në 26-vjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i tij në fshatin Orllan.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë rast, kreu i Kuvendit u prit nga familjarë të heroit.
Konjufca vlerësoi lart jetën dhe veprën e komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e konsideruar atë si njërën ndër pushkët e para dhe më frymëzuese për mijëra djem dhe vajza që më pas u rreshtuan në radhët e UÇK-së.
Pas homazheve, Konjufca vizitoi edhe Kullën në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe shtatoren e heroit.
Zahir Pajaziti ra më 31 janar 1997, në fshatin Pestovë, së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha. /arbresh.info/




Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë