Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule në Kompleksin Memorial në fshatin Marinë të Skënderajt, në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij.
Konjufca theksoi se heroi Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorët që ranë para 23 vitesh, dhanë jetën për lirinë dhe shtetin e Kosovës që i gëzojmë sot.
Kontributi i Mujë Krasniqit dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, tha kryetari Konjufca, do të kujtohet brez pas brezi.
“Ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë prej të gjithë atyre që do të vijnë pas nesh, sepse gjaku i dëshmorëve dhe rënia e tyre është kontribut i krejt asaj që e kemi ndërtuar deri më tani”.
Kreu i Kuvendit shtoi se amaneti i dëshmorëve të kombit është më aktual se kurrë më parë.
“Amaneti i dëshmorëve është aktual më shumë se kurrë më parë, për arsye se sot e kemi një Serbi, e cila me veprimet e saj po i mohon edhe masakrat që vet i ka bërë mbi qytetarët e pafajshëm shqiptarë. Po dëshmojnë që janë po të njëjtit pasardhës të Sllobodan Millosheviqit”.
Ai tërhoqi vërejtjen se me këtë Serbi, Kosova kurrë nuk mund të ndjehet e qetë dhe e sigurt, andaj duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë.
“Kjo për arsye se ata jo vetëm që nuk janë penduar, por nuk e pranojnë krimin që e kanë bërë vet”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë