Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, ka thënë se më 24 mars 1998 kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën.
Konjufca është shprehur se këtu e 27 vite më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të zhvillonte një betejë të lavdishme frontale përballë forcave pushtuese të Serbisë, të cilën e përkujtojmë si Epopeja e Dukagjinit, raporton Arbresh.info.
“Forcat e armikut e rrethuan Gllogjanin më 24 mars 1998, duke synuar që ta thyejnë atë vatër të rezistencës frymëzuese. Trimëria, vendosmëria dhe gatishmëria për të luftuar deri në fund i dha mesazhin e qartë Serbinë okupatore se asnjë rrethim nuk do të mund ta shuante përpjekjen për liri.
Atë ditë kumboi fuqishëm thirrja e lirisë, që u bë frymëzim për të gjithë popullin shqiptar e në mbarë Kosovën, duke dhënë shembullin e lartësuar të rezistencës me armë në duar, të sakrificës në emër të aspiratën sonë të përbashkët çlirimtare”, ka shkruar Konjufca në Facebbok.

Ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan nga ku ka thënë se vepra e dëshmorëve e tyre heroike do të mbetet e paharruar.
“Duke përkujtuar këtë betejë të shndritshme dhe për të nderuar sakrificën sublime të dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, sot bëra homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Vepra e tyre heroike do të mbetet e paharruar, duke na frymëzuar neve dhe brezat e ardhshëm”.
Ai tutje është shprehur se dëshmorët dhe të gjithë të rënët janë ata që i hapën rrugën ngritjes së Republikës dhe ne kurrë nuk duhet të harrohet se sa shumë u desh të përpiqemi e të japim për të fituar lirinë.
“Lavdi Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, që me gjakun e tyre e shënuan madhështinë e Epopesë së Dukagjinit, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...